Krerët e komunës dhe policisë në Malishevë, bisedojnë për situatën e sigurisë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, kanë mbajtur një takim me karakter njoftues me komandantin e Stacionit Policor në Malishevë, kapiten Hazir Berisha dhe zëvendëskomandantin, togerin Azem Krasniqi, pas marrjes së detyrës së komandantit të stacionit policor nga ana e kapitenit Berisha.

Në këtë takim, është diskutuar situata e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës, me theks të veçantë rastet e grabitjeve dhe siguria në komunikacion, si dhe bashkëpunimi në mes komunës dhe policisë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …