leoni

Kryetari Latifi ka urdhëruar Inspektoratin e Komunës për të dalë në terren në mënyrë që të largohen produktet serbe sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka urdhëruar Inspektoratin e Komunës për të dalë në terren në mënyrë që të largohen produktet serbe me mbishkrime fyese, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“Pres që konform vendimit të gjitha këto produkte të largohen nga tregu në mënyrë që të respektohet shteti dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Aksioni ka filluar të enjten në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në largimin e këtyre produkteve nga tregu”, është shprehur kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Tre ditët e Festivalit të Vjeljes së Rrushit, Hardh Fest 2025, sollën një atmosferë të mrekullueshme dhe të paharrueshme në Rahovec

Në Rahovec për tri ditë rresht është mbajtur festivali tradicional i vjeljës së rrushit “Hardh …