Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në terren, mbikëqyrë peshën e bukës nëpër furra

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në terren, mbikëqyrë peshën e bukës nëpër furra

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në vazhdën e mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorit, sot ka kryer inspektime nëpër furrat e bukës në rajonin e Prizrenit. Mbikëqyrja metrologjike për peshën e bukës dhe njëkohësisht Inspektorati i tregut ka mbikëqyrur deklaracionin nëpër pikat e shitjes. Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza bashkë me drejtorin e Inspektoriatit të MTI-së kanë qenë në terren për ta parë nga afër mbikëqyrjen. Ai ka thënë se qëllimi i aktiviteteve të mbikëqyrjes metrologjike ka qenë zbatueshmëria e ligjit në disa furra buke dhe është bërë matja e bukës dhe verifikimi i peshoreve që përdorën nëpër këto subjekte ekonomike. Fejza ka treguar se po ashtu është bërë edhe mbikëqyrja metrologjike e parapaketimeve (produkteve nga importi dhe vendore).

“Agjensioni i Metrologjisë së Kosovës ka zhvilluar aktivitete të mbikëqyrjes metrologjike. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ka qenë të mbikëqyrim aspektin e zbatueshmërisë të ligjit në suaza të metrologjisë ku kemi filluar me mbikëqyrjen të prodhimeve të drithërave në furrat e bukës në rajonin e Prizrenit. Kemi vazhduar me mbikëqyrjen metrologjike të produkteve  të importit në supermarkete mbështetur nga Inspektorati i tregut, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”. Ka thënë Fejza. Ndërsa Lulzim Syla, kryeinspektor i Inspektoratit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se kanë mbikëqyrur deklaracionin nëpër furrat e bukës duke bërë krahasimin me atë që shkruan dhe buka që shitet.

“Kemi bërë inspektimin në pesë furra të ndryshme dhe qëllimi ka qenë të krahasojmë atë që shënon, a është 500 gram, a po shitet 500 gram. Qëllimi ka qenë të mbrohet konsumatori. Në këto pesë vizita kanë rezultuar se të gjithë e respektojnë ligjin dhe janë brenda parametrave. Ne kemi qëndruar edhe te një operator ekonomik, i cili merret me shitjen e bukës, ku nuk ka pasur të vendosur deklinacionin dhe janë marrë masa ndaj atij subjekti. Inspektorati i MTI-së dhe inspektoratet komunale janë duke e bërë punën e vet dhe jemi duke zbatuar urdhrin e ministrit Shala. Kemi shikuar edhe a ka me mbishkrime Kosovë e Metohi, ku siç po shihet i kanë tërheq të gjitha mallrat. Ne do të vazhdojmë edhe në ditët në vijim, në qytetet e tjera, ku do të jemi prezent 24 orë ta mbrojmë konsumatorin. Mbikëqyrja ka nis të bëhet 100 për qind për çdo mall i cili hyn nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, që vendimi i qeverisë të zbatohet në përpikëri”, ka theksuar Syla. Ky aktivitet do të vazhdojë ehe ditët e ardhshme, ku do të bëhet mbikëqyrja metrologjike dhe ajo e deklinacionit të të gjitha produkteve nëpër pikat shitëse.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Raporti i KE-së konfirmon regres të theksuar në integrimet evropiane

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut …