Shpresa Rama: Nëse nuk kthehen fëmijët në shkollë plan programet janë të pamundura të arrihen

Shkollat nuk kanë as kapacitete as mundësi që gjithë atyre nxënësve t’ua marrin dhe t’ua ruajnë telefonat

Një sfidë e pa përballueshme po  konsiderohet nga njohësit e arsimit, realizimi i vendimit të ministrit, Shyqyri Bytyqi për ndalimin e përdorimit të telefonave gjatë procesit mësimor në gjithë shkollat parauniversitare në vend. Skepticizmin më shumë e shton mungesa e hapësirave brenda shkollave që do të mundësonte dorëzimin e telefonave. Për këto dhe shumë arsye tjera, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim në Kosovë, Dukagjin Pupovci ka thënë se zgjidhja ideale do të ishte nëse nxënësit do të lejohen që të bartin telefonin, mirëpo, ai të jetë i shkyçur dhe në çantë. Sipas tij, shkollat nuk kanë as kapacitete njerëzore që gjithë atyre nxënësve t’ua marrin dhe t’ua ruajnë telefonat. Ndërsa, theksoi se telefoni mund të përdoret shumë mirë dhe për qëllime mësimore.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale

Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, PDK-ja kërkon miratimin e tij brenda katër javësh

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e …