Shteti i Ilir Metës dhe Edi Ramës lejon shtatoren e shqiptarë-vrasësit grek, Thimio Loli, banditit të N. Zervës

Shteti i Ilir Metës dhe Edi Ramës lejon shtatoren e shqiptarë-vrasësit grek, Thimio Loli, banditit të N. Zervës

Masakruesi i çamëve, Thimio Loli ka një shtatore në Kranë të Delvinës ku orgjizojnë kriminelët grekë Banditi dhe krimineli grek, Thimio Loli, ka marrë pjesë në masakrat kundër popullatës civile shqiptarëve në vitin 1914. Ai krahas gjaksorëve të tjerë  ka vepruar me armë në dorë për të krijuar të ashtuquajturin “Vorio Epir”, duke udhëhequr  sulmet në Sarandë, Kurvelesh, Delvinë dhe në gjithë jugun e Shqipërisë. Masakroi çamët në 1944 krah Zervës, por ai kriminel ka  një bust në Kranë të Delvinës. Tek memoriali i vrasësit Thimio Loli vijnë çdo vit shumë ekstremistë për ta nderuar nën flamurin e të ashtuquajturit Vorio Epir, thuhet në një dokumentar të  Marin Memes në TCH. Duket se Ilir Meta dhe Edi Rama, me  bekimin e Janullatosit,  në shenjë miqësie e vëllazërie me grekët një ditë do të sjellin në Tiranë edhe eshtrat e kriminelit monstruoz, Napoelon Zerva.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …