Koço Danaj

Kryetari i Shqipërisë Natyrale, Koço Danaj, u shpreh kundër ndryshimit të kufijve me shkëmbim territoresh

Kryetari i Shqipërisë Natyrale, Koço Danaj, u shpreh u shpreh kundër ndryshimit të kufijve me shkëmbim territoresh. Ai thotë se është një çështje shumë e madhe për të mos thënë më madhorja, ndaj debati do jetë edhe më i madh. Fryrja e debatit është në disa raste për interesa të ngushta të politikës shqiptare, por edhe të fuqive të mëdha që angazhohen për këtë çështje. Deri më sot, nuk e dimë ende për çfarë është fjala. Do kemi edhe një mur tjetër pas atij të Berlinit, do ngrihet muri i Mitrovicës, që e ndan në të Veriut e të Jugut? Me kë do jetë Trepça, Liqeni i Ujmanit, për çfarë korrigjimi flitet? Dhe më kryesore, kur flitet për korrigjim kufijsh, ka një problem, se sapo festuam 28 nëntorin. U shpall Shqipëria e pavarur me kufijtë e saj natyral”, deklaroi Danaj, raporton “BalkanWeb”.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …