Qeveria Serbe

Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga OKB-ja që të burgosurit serbë të Hagës, ta vuajnë dënimin në Serbi

Qeveria e Serbisë edhe zyrtarisht ka kërkuar  që të burgosurit e Hagës,  të cilët  vranë e masakruan (popullatën e pafajshme civile, boshnjake kroate e shqiptare),  në emër të serbëve,  të vuajnë dënimin e tyre, në Serbi. Është e vështirë për vrasësit masivë serbë, që të kryejnë dënimin në një vend të huaj, sepse ata vuajnë nga nostalgjia për atdheun e tyre. Do të ishte radha e tyre tani për të njohur ngrohtësinë dhe komoditetin e burgjeve serbe, ku do të kishin një trajtim sikur VIP-a, që meritonin për angazhimin e  tyre, duke lënë pas kufoma, shkretëtira dhe shkatërrime. Vitin e kaluar, Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, i kishte dërguar  një kërkesë Sekretarit të  Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteres, duke u ankuar  se kriminelët serbë po  vuajnë dënime në kushte çnjerëzore në burgjet e Holandës, por propozimi i tij nuk u mor para sysh. Kërkesa më e fundit për kthimin e kriminelëve të luftës, në nënën e Serbi u shqiptua nga kryeministrja e  Serbisë, Bernabiq më 20 nëntor 2018, në një takim me presidentin e Mekanizmit Ndërkombëtar të Krimeve të rënda të Luftës, Theodor Meron. ( Tomislav Markoviq, për Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …