Vazhdojnë punimet në kanalin e kullimit në fshatin  Xërxë

Në fshatin Xërxë të komunës së Rahovecit ka filluar të marr formën kanali i kullimit, sipas projektit të hartuar dhe financuar nga buxheti i komunës. Ecurinë e punimeve në kanalin e kullimit në fshatin Xërxë nga afër i kanë parë kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe Berat Duraku, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku punëkryesi është duke përgatitur krahët e kanalit, të cilët do të ndërtohen me beton të armuar.

Me rregullimin e kanalit të kullimit banorët e fshatit Xërxë, nuk do të kenë problem më me vërshimet, ku vite me radhë pësonin dëme të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …