FILLOI ASFALTIMI I RRUGËS PRELEZ I JERLIVE – MUHOVC – LLOSHKOBARE – FERIZAJ

Të hënën filloi së asfaltuari shtresa e parë e rrugë Prelez i Jerlive – Muhovc – Lloshkobare – Ferizaj, rrugë kjo që ka gjatësi mbi 3.8 kilometra kurse kostoja e saj shkon afro 690 mijë euro.

Punimet në asfaltimin e shtresës së parë të kësaj rruge u ndoqën nga afër nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu me bashkëpunëtor, i cili ka kërkuar nga kompania e kontraktuar zbatim rigoroz të planit dinamik dhe cilësi të punimeve ashtu siç parashihet me standardet e përcaktuara me kontratë.

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …