Brickos

Haradinaj viziton FSK-në në prag të 1 vjetorit të miratimit të tri ligjeve që kësaj force i dhanë mandat ushtarak

Haradinaj – Stoltenbergut: FSK-ja do të transformohet në ushtri të Kosovës më 14 dhjetor

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me transformimin e FSK-së në Ushtri. Ai theksoi se gjatë bisedës me Stoltenberg e ka njoftuar se vendimi për transformimin e FSK-së është vendim sovran i Kosovës, i cili do të votohet më 14 dhjetor dhe përmban në vete vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës që të ruajnë dhe mbrojnë vlerat perëndimore. Shpreha falënderimin tim dhe të popullit të Kosovës për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe kontributin e NATO-s për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Gjithashtu shpreha respektin dhe ndjenjën e thellë për shumë ushtarë të NATO-s që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë ka shkruar  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …