Rrustem Berisha

Rrustem Berisha: FSK-ja nuk mund të mbesë deri në pafundësi me misionin që ka aktualisht

Duke komentuar deklaratat e sekretarit të NAO-s Stoltenberg lidhur me çështjen e ushtrisë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka thënë për mediet që FSK-ja nuk mund të mbesë deri në pafundësi me misionin që ka aktualisht. “Nëse tani nuk është koha, shtrohet pyetja se kur është koha që kjo të ndodhë? Ne nuk mund të presim deri në pafundësi dhe të mbetemi me misionin aktual. Ai është shprehur i bindur se nuk do të ketë cenim të raporteve me partnerët strategjikë të Kosovës. Ne e kemi mbështetjen e shteteve të fuqishme që janë brenda NATO-s”, ka theksuar ai, duke shtuar se institucionet e Kosovës janë dakorduar me këto forca  qysh në fillim.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …