Largohen deponitë ilegale të mbeturinave mes fshatit Drobesh e Smirë

Në vazhdën e aktiviteteve punuese që po zhvillohen në kuadër të aksionit me moton “Ta pastrojmë Kosovën”, është bërë pastrimi i deponive të egra mes fshatrave Drobesh e Smirë të komunës së Vitisë. Ky aksion është ndërmarrë nga komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Inspekcionit, si dhe me mbështetje të shkollës fillore të fshatit Drobesh, disa vullnetarëve të këtij lokaliteti, ndërmarrjes “Eco-Higjiena” dhe ekipit të pastrimit të qytetit të Vitisë. Gjatë pastrimit, janë grumbulluar 110 thasë mbeturina, si dhe 20 tonë mbeturina që janë deponuar në deponinë regjionale në Gjilan.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …