leoni

Komuna e Rahovecit vazhdon aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, Komuna e Rahovecit ka vazhduar aktivitetin për largimin e mbeturinave. Aksionit për largimin e mbeturinave iu është bashkuan edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, organizata mjedisor “Ta pastrojmë Kosovën”, qytetar të shumtë dhe nxënës të shkollave. Qëllimi i këtij aksioni është sensibilizimi dhe krijimi i një praktike tek qytetarët, se hedhja e mbeturinave shkatërron mjedisin dhe shëndetin tonë si dhe u bë thirrje që qytetarët të rrisin vetëdijen për kujdesin ndaj mjedisit, dhe institucionet të vazhdojnë me gjobitjen e ndotësve, në bazë të legjislacionit në fuqi. Gjatë këtij aksioni janë pastruar vendi te varrezat e dëshmorëve dhe rruga Rahovec-Drenoc, tek ura e Drenocit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu e ka vizituar bletarin ferizajas Nexhat Mustafa

API Therapy “Bleta” që udhëhiqet nga bletari i suksesshëm ferizajas Nexhat Mustafa, është një nga …