Haradinaj - Borrellit: Njohja është akt politik, dhe nuk e përcakton funksionalitetin juridik e politik të shtetit

Kryeministri Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka paralajmëruar masa të tjera shtesë ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për masat shtesë ndaj Serbisë, Edhe pse ishte menduar se sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj do të vendoste masa shtesë ndaj Serbisë, një gjë e tillë nuk ndodhi. Haradinaj, për masat shtesë ndaj Serbisë pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se, Qeveria ka identifikuar të gjitha veprimet potenciale që do t’i ndërmarrë dhe të njëjtat i ka të gatshme. “Do të shkojmë në këto masa nëse Serbia vepron njëjtë si në të kaluarën. Ne i kemi të identifikuara këto masa për vendim”, ka thënë ai. Ndryshe si masa shtesë nëpër media janë përmendur vendosja e reciprocitetit të plotë me Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …