Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 30 mijë eurove për renovimin e shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 30 mijë eurove për renovimin e shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 30 mijë eurove për renovimin e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc. Ky vendim është nënshkruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, ndërsa është bërë me dije nga Komuna e Bujanocit. “Me vendin të ministrit z. Bedri Hamza, Ministria e Financave të Qeverisë së Kosovës, sot ka ndarë 30 mijë euro për renovimin e katit të III-të të shkollës fillore ‘Naim Frashëri’ në Bujanoc. Një përkrahje shumë domethënëse për komunën tonë, e cila jep shpresë jo vetëm për vazhdim e projekteve të tilla, por edhe për rritjen e sasisë së mjeteve të ardhura nga Kosova”, ka njoftuar Komuna e Bujanocit.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …