Të gjitha rrugët në komunën e Rahovecit  janë të kalueshme

Bora që ka rënë gjatë natës së datës 13 Dhjetor 2018, nuk ka shkaktuar telashe në lëvizjen e automjeteve, në gjithë territorin e komunës së Rahovecit. Kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimërorë, janë në gjendje gatishmëri nëse kërkohet ato do të intervenoj me kohë  për pastrimin e borës nga rrugët. Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike shprehet se bora që ka rënë gjatë natës, nuk ka paraqitur ndonjë problem dhe se rrugët në gjithë territorin e komunës janë të kalueshme. “Që të mos kemi probleme në mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimërorë, ne i kemi marrë masat e nevojshme dhe duke u bazuar në masat e ndërmarra, rrugët në gjithë territorin e komunës do të pastrohen nga dy kompani dhe se kjo është bërë për herë të parë pasi që në vazhdimësi ka qenë një kontraktuara nga komuna për pastrimin e borës nga rrugët. Kurdo që ka nevojë për të intervenuar për largimin e borës nga rrugët, sigurisht që kompanitë do të intervenoj me kohë, në mënyrë që qytetarët të mos kenë probleme për të lëvizur me automjetet e tyre”, ka thënë ndër të tjera drejtori Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …