Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati vazhdon ta përkrah opsionin e korrigjimit të disa territoreve etnike me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati  mbajti konferencë për media në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi, në të cilën ndër të tjerat deklaroi se letra e kryetarit Tramp dërguar Presidentit Thaçi përbën një moment shumë cilësor në procesin e ngufatur të bisedimeve, si në raportet brenda vendit, ashtu edhe në ato me Serbinë e me BE-në. Kryetari Murati deklaroi edhe se bisedimet duhet të rezultojnë me ripërcaktim të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke u zbatuar parimi i vetëvendosjes së popujve. Shqiptarët në Kosovën Lindore: në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kudo që janë shumicë dhe që kanë vazhdimësi territoriale me Kosovën duhet t’i bashkohen Kosovës. Serbët në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok duhet ta kenë të njëjtën të drejtë, aty ku janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale. Duke e respektuar këtë parim fshatrat shqiptare të Leposaviqit: Ceraja, Koshtova dhe Bistrica, të Zveçanit: Zhazha, Boletini dhe Kelmendi, si dhe Çabra në Zubin Potok duhet të mbesin pjesë e Kosovës, tha Valon Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …