Vazhdojnë reshjet e borës por rrugët janë të kalueshme në tërë territorin e komunës së Deçanit

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente në komunën e Deçanit që nga orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës është duke menaxhuar me ekipet në terren, në mirëmbajtën e rrugëve në gjithë territorin e Komunës së Deçanit. Të gjitha rrugët janë të kalueshme për momentin, tregon Shefi i Sektorit të Shërbimeve Publike Xhevat Lufaj, vështirësi ka pasur në regjionin e Vokshit në orët e para të mëngjesit ku trashësia e dëborës është më e madhe por kompania e kontraktuar  ka arritur që të largoi borën në këtë regjion, duke përfshirë fshatrat Hulaj, Voksh, Pobërgj, Lloqan , Sllup etj.  Po ashtu janë duke vazhduar më rrugët kryesore të qytetit si dhe në fshatrat Rastavic, Prejlep, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramqel etj. Kompania është në teren dhe nëse paraqitet nevoja do të punohet edhe gjatë natës në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme. Vështirësi ka në trotuare të cilat janë të mbuluara më borë. Luten të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të dalin në rrugë pa goma të dimrit dhe pajisje tjera dimërore.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …