leoni

Komuna e Skenderajt shpërblehet me 141,890 euro

Komuna e Skenderajt shpërblehet me 141,890 euro për Grantin e Përformancës 2019, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, së bashku me SDC/DEMOS, në vlerësimin e tyre për punën e komunave të Kosovës, për vitin 2018. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka mirëpritur këtë vlerësim, duke theksuar se, si rezultat i punës së mirë të qeverisjes lokale, Komuna e Skenderajt shpërblehet me 141,890 euro. “Jemi në mesin e 19 komunave të Kosovës, që jemi vlerësuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për Grantin e Përformancës 2019. Këtij granti të ministrisë në fjale, do t’i shtohet edhe bashkëfinancimi nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar – SIDA. Dhe si rezultat i punës së suksesshme të Qeverisë, Granti i Përformancës arrin vlerën prej 141,890 euro. Këto mjete do të investohen në projekte kapitale për të mirën e qytetarëve të Skenderajt. Fillim i mbarë i vitit 2019!”, është shprehur kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …