Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka takuar dhe ka biseduar me dy komandantët e Zonave të UÇK-së, gjatë Sami Lushtakun, nga ish Zona e Drenicës dhe Rrustem Mustafën, nga ish Zona Operative e Llapit. Takimi është bësë pak para nisjes për në Hagë, ku pritet të merren në pyetje nga Gjykata Speciale. Haradinaj ka shkruar me këtë rast se lufta e UÇK-së do të dëshmohet gjithnjë se ishte e pastër dhe e shenjtë. “Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë!” ka shkruar Haradinaj.
