leoni

Debat Publik në Junik

Te nderuar qytetarë të komunës së Junikut, për shkak të ndryshimit të agjendës së ministrit të infrastrukturës Pal Lekaj, Debati publik do te mbahet me datën, 23 Janar 2019 , ne ora: 12:00. Të nderuar qytetare te komunës se Junikut. Ju ftojmë qe te merrni pjese ne debatin publik te organizuar nga Ministria e Infrastrukturës, Komuna e Junikut dhe kompania Infra Plus me temën “ Hartimi i projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë- Prizren, me gjatësi 91 Km”. Debati publik do te mbahet me datën: 23 Janar 2019 , ne ora: 12:00, ne sallën e Kuvendit Komunal të Junikut, prandaj me këtë rast ftojmë te marrin pjese ne këtë debat te gjithë qytetaret e interesuar të komunës se Junikut, Kuvendin Komunal te Junikut, subjektet afariste lokale, OJQ etj.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …