Kompania IPKO ndihmon QKMF në Malishevë me aparat laboratorik

Kompania telekomunikuese IPKO, ka ndihmuar QKMF në Malishevë, me një aparat laboratorik dhe një aparat tjetër për EKG. Ky donacion i kësaj kompania, është vlerësuar lartë, pasi këto mjete, do të ndihmojnë në masë të madhe, QKMF-në, përkatësisht QMF-në në Kijevë, për ofrimin e shërbimit të analizave të gjakut (hemogram). Për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Malishevës. Ragip Begaj, i ka pritur përfaqësuesit e kompanisë IPKO, të prirë nga zyrtari i saj Arianit Duraku, dhe i ka falënderuar për këtë donacion, i cili do të ndihmoj QMF-në në Kijevë, për bërjen e analizave të gjakut, sidomos gjatë sezonit të rrezikut nga ethet hemorragjike. Zyrtari i kompanisë IPKO, Arianit Duraku, ka bërë të ditur se këto donacione, janë pjesë e programit të kompanisë, për ti përkrahur institucionet, përmes mjeteve apo investimeve me mjete konkretizuese, të cilat përdoren në shërbim të qytetarëve dhe këtë janë duke e bërë në vazhdimësi. Edhe drejtori i QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina, e ka falënderuar kompaninë për dhënien e këtij donacioni, që ka domethënie të madhe, sepse ju lehtëson punën, në bërjen e analizave të gjakut, sidomos në sezonin kur edhe fillon rreziku nga prekja me virusin e etheve hemorragjike, dhe me këtë aparat që do të vendoset në QMF në Kijevë, banorët e kësaj pjese, do të mund ti kryejnë analizat më afër vendbanimit, pa ardhur fare në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …