Nga e premtja 18.01.2019, Komuna e Junikut me linjë të veçantë të furnizimit me energji elektrike

Qytetarët e Komunës së Junikut, të Premten me datë 18.01.2019, kanë mundur të dallojnë ndryshimin në furnizim me energji elektrike nga ana e KEDS-it. Linja e furnizimit Llukë- Junik ishte e stërngarkuar dhe e vjetërsuar, shkak i kësaj furnizimi me energji elektrike në territorin e Komunës së Junikut, ishte shumë e dobët. Ka kohë që kanë filluar punimet në renovimin e linjës Llukë- Junik, e cila tashmë është linjë e veçantë për Komunën e Junikut, e ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore, e cila është finalizuar të Premten me 18.01.2019 në orët e vona të mbrëmjes ku edhe është lëshuar në funksion kjo linjë. Tashmë, rrjeti elektrik për Komunën e Junikut është krejtësisht i ri, me çka banorët e Junikut pas një periudhe të gjatë do të kenë furnizim të plotë dhe stabil me energji elektrike, ashtu siç e meritojnë si pagues të rregullt.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …