Kryetari Begaj priti, Dafina Hoxhën nga Organizata Humanitare Gjermane ASB

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, me shefen e  kabinetit, Blerta Krasniqin dhe drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Liridon Hoti, priten në takim informues, përfaqësuesen e Organizatës Humanitare Gjermane ASB- Dafina Hoxhën. Dafina Hoxha njoftoi për projektet që mund të implementohen në katër  komunat e Kosovës e ku edhe Komuna e Malishevës është përzgjedhur.  Në projektet që ofrojmë, përfituese sipas kritereve që ka organizata ASB,  mund të janë familjet në asistencë sociale. Për Malishevën numri i familjeve që  mundë të përfitojnë  nga këto projekte  arrijnë në Dhjetë familje (10). Kryetari Begaj, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në  realizimin e këtyre projekteve që do të përfitojnë familjet Malishevas, ku në muajin pasues, shkurt do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Malishevës dhe Organizatës Humanitare Gjermane- ASB.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …