Brenda vitit 2019 fshatrat Ratish i Epërm, Ratish i Ulët dhe Maznik do bëhen me ujë të pijes

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim udhëheqësin e ekipit të programit RWSSP faza e VI-të  Alan Brown dhe Astrit Vokshi nga  “Programi Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizime në Zonat Rurale Faza e Vl” i cili implementohet nga Dorsch/CDI ndërsa financohet nga Qeveria Zvicerane përmes Zyrës Zvicerane për bashkëpunim dhe Qeverisë së Kosovës. I pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, falënderoi për këtë nismë të mbar dhe bashkëpunim me komunën tonë që banorët e këtyre tri fshatrave ta zgjidhin këtë problem njëherë e përgjithmonë të kenë uji të pijes. Këtë projekt e kam prezantua edhe në  programin tim dhe ka qen   synim i imi për këtë mandat dhe tash po realizohet. Edhe banorët e këtyre lokaliteteve i janë falënderues Alan Brown, dhe bashkëpunëtorëve tjerë, po ashtu dhe institucionit komunal për përkushtim që këto tri fshatra të kenë uji të pijes. Gjatë këtij takimi u bë edhe prezantimi i projektit ku për banorët e këtyre fshatrave do të kryhet rrjeti primar dhe sekondar brenda vitit 2019. Planifikohet që punimet të nisim nga muaji prill i këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …