Brickos

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Nuredin Lushtaku: Sulmi serb i 22 janarit 1998 kundër familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojtje të tokës arbërore

Në intervistën e tij për TV-Dielli,  nënkryetari i komunës së Skënderajt, Nuredin Lushtaku, i pyetur lidhur me sulmin e forcave ushtarake e policore serbe më 22 janar të vitit 1998, kundër Jasharëve në Prekaz ka deklaruar: Më 22 janar 1998 në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municioneve të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar kah Kulla e Jasharëve. Synimi i tyre ishte kulla e Shaban Jasharit. Sulmin e  22 janarit të  vitit 1998 e kujtojmë,  kur Kulla e Jasharëve u sulmua nga të gjitha anët prej forcave pushtuese serbe. Nga ai sulm mbeten të plagosura dy mbesat e Shaban Jasharit Iliriana dhe Selvetja. Ky sulm ndaj familjes Jashari i mobilizoi të gjithë për mbrojte të tokës arbërore.

Ndërsa i pyetur lidhur me Gjykatën Speciale, nënkryetari i komunës së Skënderajt, Nuredin Lushtaku është shprehur se nga ajo Gjykatë nuk pret drejtësi sepse është tërësisht e njëanshme dhe vlen vetëm për shqiptarët. Të gjithë e dimë se kush ka kryer  krime në Kosovës dhe kush është agresori. Gjykata nuk është bërë për të dyja palët. Siç po dëgjojmë edhe për termet jo dëshmitari X, dëshmitari i dyshuar, apo dëshmitari i mbrojtur, unë mendoj se nuk ka dhe nuk mund të pritet  drejtësi nga kjo gjykatë.

Duke folur lidhur me heqjen ose jo të taksës për Serbinë, ish-komandanti i Gardës së TMK-së, tani nënkryetar i komunës së Skënderajt, Nuredin Lushtaku thotë  se nuk është për heqjen e taksës për mallrat serbe. Serbia lobon, pengon dhe injoron Shtetin e Kosovës, kudo ku ka ndikim dhe kudo ku mund të bëjë pengesa. Jam kundër heqjes së taksës është shprehur, Lushtaku, ndërsa ka  porositur qytetarët që edhe nëse hiqet taksa  të mos blejnë mallra nga Serbia, sepse atë mund ta bëjnë fare lehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Pjesë nga intervista e të dërguarit special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë ‘Zërit të Amerikës”

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në …