Në Deçan është mbajt dëgjimi publik për autostradën e Dukagjinit

Në Deçan është mbajtur debati publik për shqyrtimin e variantit më të mirë të autostradës së Dukagjinit ( Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren) me gjatësi 91-95 km. Sa i përket segmentit të Deçanit do të ketë tri hyrje: në Isniq, Hulaj dhe Rastavicë. Në këtë debat morën pjesë kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj nënkryetari Sami Cacaj, Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj si dhe kryetari i komunë së Junikut Agron Kuçi. Kryetari Ramosaj tha se ky projekt është ndër projektet më të mëdha për komunën e Deçanit dhe se është tejet i lumtur për realizimin e këtij projekti, gjithashtu shprehu falënderime ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit Lekaj për një projekt të tillë. Nga ana tjetër ministri Lekaj tha se projekti i Autostradës së Dukagjinit është projekti më gjigant dhe më atraktiv që po realizohet nga qeveria Haradinaj. Ai gjithashtu i siguroj qytetarët se projekti i autostradës së Dukagjinit do të realizohet sipas kritereve dhe standardeve të Evropës. Pas prezantimit të projektit nga kompania projektuese ,,Infra Plus’’, qytetarët dhanë komentet e tyre lidhur me këtë projekt madhor ku dhe morën përgjigjet e duhura nga zyrtarët përgjegjës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …