Demanti i Shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Deçan dhe i Sindikatës së Pavarur të Arsimit lidhur me gënjeshtrat e Tv-7

Demanti i Shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Deçan dhe i Sindikatës së Pavarur të Arsimit lidhur me gënjeshtrat e Tv-7

Ndaj lajmit të rremë për gjoja përleshjen në mes të drejtorit të shkollës dhe një mësimdhënësi të Gjimnazit. Profesorët e gjimnazit “V.Frashëri” në Deçan dhe Drejtoria e gjimnazit njëzëri demantojnë lajmin e rremë dhe shprehin indinjatën  e tyre ndaj një lajmi të tillë, i transmetuar në Tv T-7 për gjoja përleshjen fizike në mes të Drejtorit dhe një mësimdhënësi të gjimnazit tonë. Lajmi i tillë, shpifje e pa skrupullit nga mediumi TV 7, cenon rendë dinjitetin dhe autoritetin e gjimnazit “V. Frashëri “, i cili qëndron i pa lëkundur dhe në unitet e konsekuencë te plotë përballë gënjeshtrës nga mediumi në fjalë. Ne vazhdojmë të qëndrojmë të angazhuar për realizimin e kërkesave të kohës, në dobinë e arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të reja. Mësimdhënësit e këtij gjimnazi në koordinim të plotë me drejtorinë e gjimnazit, i kërkojmë me ngulm mediumit në fjalë të demantojë lajmin e rremë dhe t’i kërkojnë ndjesë një kolektivi dinjitar siç është ky i yni.

Personeli i këtij institucioni e demanton me forcë këtë lajm të rremë dhe demantin e tyre e konfirmojnë me nënshkrimet e tyre, të cilat i bashkëngjiten këtij demanti.

Demantin në fjalë ua dërgojmë edhe të gjitha mediumeve informative në Kosovë.

Deçan, më ,23.01.2019.

Me respekt:

Kolektivi i gjimnazit: ”V.Frashëri”, Deçan

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …