Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, Adem Gashi, ish-luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani”

Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, Adem Gashi, ish-luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani”

Ka vdekur ish-pjesëtari i UÇK-së, Adem Gashi. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.  Gashi e ka lënë Gjermaninë për t’iu bashkuar luftës çlirtimtare, duke u kyqur në Batalionin e Parë të Brigadës 138 “Agim Ramadani”. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, veteranit të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, mikut tonë të çmuar Adem Gashi. Me fillimin e luftës në Kosovë, Ademi la Gjermaninë dhe iu përgjigj ftesës për luftën çlirimtare duke u kyqur në Batalionin e Parë të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës ku shërbeu deri në fund të luftës. Ademi, shquhej si një burrë me karakter të fortë, dallohej me modestinë, burrërinë, sinqeritetin e mbi të gjitha atdhedashurinë dhe dëshirën për të kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës. E nderuara familje Gashi, ne emrin tim personal dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, pranoni ngushëllimet më të sinqerta me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj, bashkëluftëtarit e mikut tonë! Pushoftë në paqe miku dhe bashkëluftëtari ynë Adem Gashi.Vepra e tij u kujtoftë gjithmonë”, ka shkruar ministri Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …