Të shtunën shkarkohet ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo dhe pritet që të votohet buxheti për vitin 2019

Të shtunën shkarkohet ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo dhe pritet që të votohet buxheti për vitin 2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj këtë të shtunë (më 2 shkurt 2019) pritet ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë Nenad Rikallon për t’i hapur rrugë miratimit të buxhetit për vitin 2019 në seancën e planifikuar të Kuvendit të Kosovës. Shkarkimin e Rikallos me votat pro votimit të buxhetit për këtë vit e kanë kushtëzuar deputetët e Partisë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit. “Ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo do të shkarkohet të shtunën, ndërsa po këtë ditë do të votohet edhe buxheti për vitin 2019”, ka thënë ky burim i “Zërit” brenda Grupit Parlamentar të PSD-së. Me këtë rast do të plotësohen katër nga pesë kushtet që partia opozitare Partia Socialdemokrate i kishte parashtruar në dhjetor të vitit të kaluar për Qeverinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Reinhard Butikofer, reagoi kundër urimit që shefi i BE-së, Josep Borrell, i drejtoi qeverisë se re të Serbisë

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, reagoi ashpër kundër  urimit të Përfaqësuesit të Lartë …