Kryeministri Haradinaj thotë taksa ndaj produkteve serbe do të mbetet deri në njohje dhe për këtë nuk ka dilema më

Kryeministri Haradinaj thotë taksa ndaj produkteve serbe do të mbetet deri në njohje dhe për këtë nuk ka dilema më

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka bërë me dije Serbisë se nuk do ta heqë taksën për mallrat serbe pa e njohur vendin tonë. Ai pas mbledhjes së Qeverisë akuzoi Beogradin zyrtar se është duke i bërë shantazh Kosovës duke e kushtëzuar vazhdimin e dialogut në Bruksel me heqjen e taksës. “I kemi treguar argumentet për taksën. Është e papranueshme të kushtëzohet dialogu, dialogu duhet me u kthyer, nuk humb vetëm Kosova pa dialog, por edhe rajoni. Taksa do të mbetet deri në njohje, besoj për këtë nuk keni dilema më. Serbia po bën shantazh të pastër. Thotë se nuk vjen në dialog pa e hequr taksën. Nuk kthehemi në dialog me shantazhe, ato nuk janë as kushte, po shantazhe, Serbia po bënë shantazhe”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …