Glauk Konjufca thotë se dialogu me Serbinë duhet ta kthejmë në pikën zero sepse i mungon legjitimiteti

Konjufca: Në Statutin e Trepçës nuk janë përfshirë asetet që kanë qenë në pronësi të saj gjatë kohës së ish-Jugosllavisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca thotë se në Statutin e Trepçës nuk janë përfshirë asetet që kanë qenë në pronësi të saj gjatë kohës së ish-Jugosllavisë. Sipas tij në këtë statut ka edhe defekte lidhur me konceptimin e aksioneve, që siç thotë Konjufca ekspertët e ekonomisë që janë marrë me këtë janë treguar të dobët. Ai ka thënë se Trepça është e rrezikuar nga vizioni edhe i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe i Qeverisë në përgjithësi lidhur me privatizimin e Trepçës, dhe kjo do të ishte më e keqja. Kujtojmë që të shtunën e kaluar në një seancë të rregullt, Kuvendi pas mesnate ka miratuar Statutin e Trepçës me shumicë votash.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …