Dita e Pavarësisë në Skenderaj festohet edhe me një koncert

Në kuadër të shënimit të 11-të vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Skenderajt ka organizuar një sërë aktivitetesh, ndër të cilat është edhe koncerti.

Ai do të mbahet më 17 shkurt (të dielën), nga ora 13, në sheshin e qytetit tonë, ku do të marrin pjesë disa nga artistët e mirënjohur të estradës sonë shqiptare, si: Rifat Berisha, Ganimete Asllani, Skender Hasi, Selvete Krasniqi, Leotrim Gashi, Qazim Beka, dhe këngëtarë tjerë, si dhe Ansambli “Drenica”.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Kosovës i duhet lidership i fortë që qëndron krah Ramush Haradinajt

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për …