MI LOGO

REAGIM NDAJ VENDIMIT TË SINKON PËR VAZHDIM TË GREVËS

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka pranuar me shqetësim vazhdimin e grevës nga kontrollorët e trafikut ajror, përkundër propozimit të marrëveshjes me shkrim nga ana e Ministrit Pal Lekaj. Në këtë memorandum mirëkuptimi janë të përfshirë  kërkesat që Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror ka paraqitur pas përfshirjes së tyre në ligjin për pagat. E drejta e punëtorëve për grevë është e garantuar me ligjin në fuqi, por ajo duhet të zhvillohet brenda kornizave të ligjit për greva. Për shërbimet e rëndësisë jetike, siç është shërbimi i navigimit ajror nevojiten të plotësohen disa kushte të caktuara dhe të sigurohet minimumi i procesit të punës gjatë grevës, duke mos e rrezikuar në asnjë moment sigurinë e aviacionit, jetën apo shëndetin e njerëzve dhe duke parandaluar shkaktimin e dëmit me pasoja të mëdha. Greva e cila po mbahet nga SINKON e ASHNA rrezikon të dëmtoj seriozisht operimet në ANP “Adem Jashari” gjë e cila mund të shkaktoj pasoja të mëdha për vendin tonë, në një fazë delikate për marrjen e përgjegjësive nga institucionet vendore të aviacionit civil. Prandaj, MIT edhe një herë ju bën thirrje SINKON të ASHNA që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe të pezullojnë grevën e nisur. MIT nën udhëheqjen e ministrit Lekaj është e gatshme që të ndërmarrë të gjitha masat brenda kompetencave të saj me qëllim të adresimit të të gjitha shqetësimeve të SINKON të ASHNA. Lekaj u qëndron premtimeve se do të punojë në vazhdimësi deri në rregullimin e statusit të kontrollorëve ajror, prandaj pret reflektim nga këta të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …