Veteranët e UÇK-së do të protestojnë sot, për mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin e ri për paga

Veteranët e UÇK-së do të protestojnë sot, për mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin për paga

Ish-pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë sot, për mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin e ri për paga. Veteranët, invalidëd dhe familjet e dëshmorëve konsiderojnë se nuk po vlerësohen sa duhet vlerat e kësaj kategorie në ligjin e ri të miratuar javën e kaluar. Shqetësim i veqantë është cekur pensioni minimal, gjithashtu mos marrja e pensioneve nga ata veteranë që janë të punësuar, duke theksuar se nuk duhet të privohen nga kjo e drejtë. Protesta sipas njoftimit do mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, siç thuhet në njoftim. Organizator me emër të pëveçshëm nuk është cekur, por si grup bashkëluftëtarësh që e kanë organizuar protestën, këtë e ka konfirmuar Ali Gashi veteran i UÇK-së përmes rrjetit social.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …