leoni

OAK dhe Komuna e Hanit të Elezit në përkrahje të bizneseve

OAK dhe Komuna e Hanit të Elezit në përkrahje të bizneseve

Bashkëpunimi bilateral i Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Komunës Hani Elezit, problemet e bizneseve të kësaj komune, mungesa madhe e Energjisë Elektrike, gjetja e tregut, mungesa e fondeve, subvencioneve dhe shumë çështje të tjera, ishin qëllimi i takimit të OAK-së me kryetarin Rufki Suma.

Kryetari i Komunës Hani Elezit, Rufki Suma falënderoi delegacionin e Odës së Afarizmit të Kosovës për vizitën dhe iniciativen e tyre. Ai njoftoi për gjendjen e bizneseve të kësaj komune, lehtësirat që iu ka krijuar atyre vetëm për të iu dhënë mundësinë që këto biznese të rriten.

Ndërsa Kryetari i Bordi të OAK-së, Skënder Krasniqi tha se qëllimi i takimit me komunën ishte  shqyrimi i mundësive të bashkëpunimit, përkrahja e tyre në çdo drejtim ku shihet e nevojshme duke i njoftuar bizneset se Oda është pjësë e Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik dhe pjesë e shumë institucioneve të Kosovës andaj çdo problem, kërkesë dhe mundësi për zhvillimin e tyre mund të përfaqësoj.

Krasniqi shtoi se gjatë këtyre dy viteve OAK ka lobuar dhe në vazhdimësi po lobon për ndryshimin e ligjeve dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes e cila fatkeqsisht në Kosovë nuk është në nivelin e dëshiruar ku ka pengesa të mëdha ndër më të shumtat janë ligjet, konfliktet mes tyre, mungesa e ofertave për të bërë biznes, po ashtu problemet e Komunave sepse Komunat kanë shumë pak hapësirë t’i përkrahin ngase institucionet qendrore i kanë marrë kompetencat kryesore për përkrahjen e bizneseve.

Hysni Zogaj anëtari i Bordit të OAK-së, tha se Oda merret me çdo biznes pa marrë parasysh a është biznes i madh apo i vogël, me problemet e tyre duke i adresuar ato në ministritë kompetenete apo kudo qoftë, reagon për problemet individuale po ashtu edhe ato grupore, aty ku i shkelet e dretjta biznesit, OAK është përkarah atij biznesi deri në zgjidhjen e tyre, andaj kërkoi nga bizneset të dëgjoj për problemet e tyre.

Ndërsa bizneset e Komunës së Hani Elezit gjatë këtij takimi shafaqën shumë pakënaqë si problemet e mëdha me energji elektrike të cilët deklaruan se zyrtarët e  KEDS-it janë shumë të papërgjegjëshm ngaqë nuk japin llogari për dëmet që i shkaktohn, gjetja e tregut për shitjen e produkteve të prodhuara, pamundësia e marrja e granteve, subvencioneve dhe shumë të pengesa të tjera, andaj përfaqësuesit e këtyre biznese u shprehen shumë të zhgënjyer dhe se kanë humbur besimin e plotë në institucinet qeveritare.

Baki Ramuka pronar i Restaurant Alba, tha se nëse krahasohemi me Maqedoninë atje të bërit biznes është shumë herë më i lehtë, atje bizneset vizitohen shpesh nga kryeministri dhe ministrat ndërsa në Kosovë kjo nuk ndodhë dhe se qeveritarët kosovrë as që duan të dëgjojnë për bizneset.

Rmuak theksoi edhe shpërblimin që ka marrë nga shteti maqedonas duke zënë vendin e parë në vitin 2018 me hotelin më të mirë.

Ndërsa Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Sevime Laçi tha se bashkëpunimi i Komunës së Hani Elezit dhe bizneseve është shumë i mirë, kemi krijuar lehtësime në taksa dhe shumë çëshje të tjera, por çdo herë kur kemi marrë iniciativa për familje skamnore kemi trokitur tek bizneset dhe të gjithë kanë kontribuuar me aq sa kanë pasur mundësi dhe janë ndër bizneset më të mira, tani këto biznese kanë edhe një derë ku mund të drejtohen për problemet e tyre dhe kjo është  Oda e Afarizmit të Kosovës.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Kryetari i Bordit, Skënder Krasniqi, Anëtari Hysni Zogaj, Zyrtarja për Marrëdhënie me Publikun Doruntina Gashi dhe Zyrtaret për Biznese Qëndresa Ibrahimi dhe Mirjeta Shala

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …