Brickos

Komiteti i komuniteteve në Deçan mbajti takimin e dytë për vitin 2019

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës së Deçanit, ka mbajt takimin e dytë të rregullt të udhëhequr nga kryesuesi Elmir Nezaj, në praninë e anëtareve të këtij komiteti, përfaqësuesve të OSBE-së dhe UNMIK-ut. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shaban Pejqinoviq  bëri të ditur se që nga takimi i kaluar nuk kemi pranuar ndonjë krekës apo ankesë nga përfaqësues të komuniteteve që vlen të ceket në këtë takim. Pas raportimit të ZLK-së  kryesuesi i këtij komiteti bëri të ditur se ka mbajt një takim me OSBE-në ku është diskutuar për planin e veprimit për vitin 2019 nga ky komitet, për çka u diskutua edhe gjatë këtij takimi se dukët të hartohet plani i punës së këtij komiteti në mënyrë që të orientohen për takimet që do të mbahen brenda vitit 2019. Ndryshe në këtë takim kryesuesi tha se jemi në pritje të një përgjigje për kërkesat të cilat i janë drejtuar direkt zyrës së Komuniteteve në Prishtinë mbase deri më tani asnjë përgjigje nuk kemi marrë. Nga ky takim nuk doli asnjë rekomandim që vlen të theksohet.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …