Ministri, Sandër Lleshaj u bëri thirrje qytetarëve dhe palëve politike që të distancohen nga veprimet e dhunshme

Ministri, Sandër Lleshaj u bëri thirrje qytetarëve dhe palëve politike që të distancohen nga veprimet e dhunshme

Pas më tepër se dy orësh nga protesta e opozitës së bashkuar, reagoi zyrtarisht edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u bëri thirrje qytetarëve dhe palëve politike që të distancohen nga veprimet e dhunshme dhe të dëgjojnë zërin e arsyeshëm të ndërkombëtarëve. “Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë. Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona”, tha Lleshaj.

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …