Ambasadori anglez, Ruairi O’Connell, ka uruar qytetarët e Kosovës për ditën e shpalljes së Pavarësisë

Ambasadori anglez, Ruairi O’Connell, ka uruar qytetarët e Kosovës për ditën e shpalljes së Pavarësisë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një urim për  ditën e Pavarësisë së Kosovës. O Connell ka theksuar se Britania e ka njohur Pavarësinë e Kosovës pasi që të dy vendet i kanë parimet e njëjta. “Sot, para 11 vitesh, Kosova ka shpallur pavarësinë në bazë të planit të Ahtisar-it. Kosova u lind si Republikë shumë kombesh, demokratike, ku sundon ligji dhe të drejtat e njeriut”. “Britania ka njohur pavarësinë e Kosovës mas një dite sepse ne kemi parimet e njëjta. Por ne i mbajmë në zemër këto parime edhe pas 11 vitesh edhe vazhdojmë të përkrahim Republikën e Kosovës, si u lind dhe si është”. “Ju uroj çdo kosovari këtë ditë, Pavarësinë e Kosovës, edhe mirëpresim edhe 111 vite miqësi në mes Britanisë dhe Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …