Qeveria i pagoi 15.000 euro familjes së Arian Dacit, me rastin e mbytjes në Brezovicë, por anashkaloi familjen e Idriz Ajetit

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot mban mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot mban mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit. Akademik Ajeti gjatë karrierës së tij ishte edhe rektor i Universitetit të Prishtinës. Mbledhja komemorative mbahet në Sallën e Senatit në Rektorat dhe fillon në ora 14:00. Në moshën 102 vjeçare vdiq të mërkurën në Prishtinë, akademik Idriz Ajeti, një nga albanologët më të shquar në botën shqiptare. Akademik Idriz Ajeti lindi më 27 janar të vitit 1917 në fshatin Topallë të Jabllanicës së epërme në komunën e Medvegjës, një nga tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë. Shkollimin e filluar në vendlindje ai e kishte vazhduar në Shkup, Zagreb e Itali, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore në Beograd. I doktoruar në fushën e gjuhësisë ai ishte kthyer në Prishtinë ku ishte shndërruar në një ndër ndërtuesit e institucioneve të arsimit të lartë derisa i dha një kontribut të jashtëzakonshëm gjuhës së njësuar letrare shqipe. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku akademik Ajeti ishte kryetar në dy mandate, në njoftimin për vdekjen e tij, theksoi se studimet albanologjike në Kosovë e më gjerë nuk do të ishin këto që janë sot pa kontributin e ti

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …