Kryetari Haliti kërkon mbështetje më të madhe për Komunat e Anamoravës

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në një takim të përbashkët që u zhvillua në Gjilan nëpërmjet përfaqësuesve të Komunave dhe Kompanive Rajonale të Ujësjellësve të Kosovës e cila u mbajt nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) dhe Shoqatës së Ujit dhe Kanalizimit në Kosovë (SHUKOS). Gjatë këtij takimi në veçanti është folur për bashkëpunimin e Komunave dhe Kompanive Rajonale të Ujësjellësve rreth organizimit dhe planifikimit të projekteve për investime infrastrukturore. Me këtë rast Kryetari Haliti ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj siç tha ai të neglizhencës që po ju bëhet jo vetëm ndaj Komunës së Vitisë por edhe të komunave të Anamoravës nga qeveria qendrore në realizimin e projekteve në fushën e ujësjellësit dhe kanalizimit. Haliti theksoi se ai gjithashtu është i pakënaqur për mos përkrahjen e Komunës së Vitisë për marrjen e Kredisë së butë austriake edhe pse sipas tij Komuna e Vitisë është ndër të parat që ka bërë kërkesë për këtë lloj të kredisë. Kryetari Haliti shtoj se si përfaqësues i qytetarëve të Komunës së Vitisë, ai është i pakënaqur edhe për mos zgjerimin e rrugës Gjilan, Viti, Ferizaj, për mos kyçje në autostradën Prishtinë-Shkup në fshatin Gërlicë si dhe për përkrahjen shumë të ulët financiare nga niveli qendror ndaj Komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …