Donika Kadaj-Bujupi: Për AAK-në taksa është çështje e mbyllur dhe duhet vazhduar tutje me masat ndaj Serbisë

Donika Kadaj-Bujupi: Për AAK-në taksa është çështje e mbyllur dhe duhet vazhduar tutje me masat ndaj Serbisë

Ndërsa deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se për këtë subjekt politik taksa është çështje e mbyllur dhe duhet vazhduar tutje me masat ndaj Serbisë. Ajo thotë se AAK-ja që nga fillimi nuk ka tentuar të merr merita për taksën, por kanë dhënë ide për taksën. Deputetja e AAK-së ka thënë vetëm me këso lloj masash Serbia do të reflektojë karshi të kaluarës dhe veprimeve të veta ndaj Kosovës. Sipas saj me vendosjen e taksës përfituan të gjithë, përfshirë qytetarët e bizneset. Mund të konstatoj se nga kjo taksë kemi pasur vetëm të mira si shtet, ka shtuar më tej ajo.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …