Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e aq më pak ta njoh pavarësinë. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se me fushatën që është duke e bërë kundër Kosovës po dëshmon se ky shtet nuk është i interesuar që të normalizojë marrëdhëniet me shtetin tonë e aq më pak ta njoh pavarësinë e Kosovës. “Veprimet e Serbisë, sidomos fushata për ç‘njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende, sikurse edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol, flet se ky shtet fqinj nuk është i interesuar të normalizojë marrëdhëniet me vendin tonë e aq më pak ta njoh shtetin e Kosovës. Sërbia po krenohet me dëmet që po na i shkakton në arenën ndërkombëtare. Politikat e fqinjësisë së mirë, paqës dhe stabilitetit, për të cilat janë zotuar vendet e Ballkanit Perëndimor bien ndeshë me një sjellje të tillë. Kjo sjellje nuk ka asgjë të përbashkët edhe me kërkesën e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke. Prandaj do të ishte mirë të lihet anash mentaliteti i trashëguar armiqësor dhe të punohet për të kultivuar një mjedis në të cilin punojmë për prosperitet të qytetarëve tanë”, ka shkruar Mustafa.
