Shahisti Llambi Pashko, fitues i turnirit në shah “Kupa Adem Jashari”

Në kuadër të Manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, që mbahet për nder të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, dhe Familjes Jashari, është zhvilluar turniri në shah “Kupa Adem Jashari”, në Skenderaj, ku kanë marrë pjesë shahistë nga Kosova, Shqipëria dhe me gjerë. Në mesin e 53 shahistëve të njohur, vendi i parë dhe “Kupa Adem Jashari” i takuan Llambi Pashko nga Shqipëria, vendin e dytë e zuri Muhamet Asllani, vendin e tretë Sylejman Suleviç, vendi i katërt i takoi shahistit Nolerim Saraçi, derisa në vendin e pestë u radhit Alija Ikiç nga Sanxhaku. Çmimet për pesë vendet e para dhe Kupën “Adem Jashari” të suksesshmëve ua ndau Hamëz Jashari, nipi i heroit tonë kombëtar Hamëz Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …