Kryeministri i Kosovës

Kryeministri Haradinaj shprehet sërish se ndryshimi i kufijve të Kosovës, thotë se kjo është një ide e hershme e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur sërish se ndryshimi i kufijve në Kosovë është një ide e hershme e Serbisë. Ai për Televisionin Shqiptar, ka thënë se ka qenë një ide e moçme e Serbisë, që të ndahet Kosova, një pjesë t’i jepet Shqipërisë dhe një pjesë Serbisë. Ai po ashtu ka pohuar se edhe Putini është i interesuar për t’i ndryshuar kufijtë në Ballkan, sepse dëshiron ta rikthejë ndikimin në ish-shtet që kishte ndikim BRSS. Haradinaj ka thënë se Rusia shtinë shumë para në Kosovë, për të cilat tha se kanë informacione të mjaftueshme nga shërbimet sekrete të Kosovës dhe Shqipërisë, duke mos dashur të japë detaje tjera.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …