Brickos

Veseli: Kam iniciuar që ditën e premte të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për të shqyrtuar ndihmën e punonjësve në sektorin privat

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bën homazhe dhe vendos lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari e të anëtarëve të tjerë të Familjes Jashari, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Prekaz. Veseli tha se raste të tilla si ky, kur një individ dhe një ngjarje ndryshon gjithë historinë e një kombi, janë të rralla në historinë e popujve. Ai tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila, me Komandantin Legjendar Adem Jashari, me luftën, qëndresën dhe sakrificën e tij, ndryshoi rrjedhat e zhvillimeve të gjithmbarshme të kombit tonë, është rasti më unikat në historinë botërore. Kryekuvendari tha se ata që duan fqinjësi të mirë, do ta kenë atë, ndërsa ata që nuk e respektojnë shtetin e Kosovës, po ashtu do të përballen me të njëjtën qasje.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …