Shkurte Fezja: Popull i vuajtur, i mohuar dhe i dëbuar i Malsisë së Madhe të krenohet me kryetarin e parë shqiptarë të tyre

Shkurte Fezja: Popull i vuajtur, i mohuar dhe i dëbuar i Malsisë të krenohet me kryetarin e parë shqiptarë të tyre

Këngëtarja e njohur  Shkurte Fejza i ka uruar shqiptarët e Tuzit për bashkimin e tyre që solli fitoren në zgjedhjet në këtë komunë në Mal të Zi. Në urimin e saj ajo shpreson së do të punohet për interesat e Malësisë dhe malësorëve dhe të gjithë atyre që ta dhuruan besimin dhe dashurinë.

“I nderuar z. Nikë Gjeloshaj. Urime nga zemra për fitoren Tuaj në zgjedhjet për Tuzin. Kjo fitore po konsiderohet si fitore e Malësisë dhe e gjithë shqiptarëve që i gëzohen kësaj radhe çdonjëri që e ndien veten shqiptarë nga çdo cep i Malësisë dhe i Malit të Zi por edhe nga të gjitha viset etnike shqiptare si edhe nga pjesët ma të skajshme të Botës aty ku ka shqiptarë.  Ky është lajm që prek zemrat atdhetare. Uroj dhe shpresoj që e meritoni këtë besim që ua kanë dhënë shqiptarët atdhetarë. Uroj dhe shpresojë se do te angazhoheni dhe punoni për interesat e Malësisë dhe malësorëve dhe të gjithë atyre që ta dhuruan besimin dhe dashurinë, poashtu kësaj radhe ta besuan rolin udhëheqës të tyre. Uroj dhe shpresoj se ky popull i vuajtur, i mohuar dhe i dëbuar nga trojet e veta kurrë dhe asnjëherë të mos dëshpërohet nga Ju dhe bashkëpunëtorët tuaj. Por të krenohet me kryetarin e parë shqiptarë të tyre dhe të mbeteni shembull edhe për brezat e ardhshëm të cilët do ta zhvillojnë atë vend të bekuar dhe do të shkëlqen dielli mbi ato male kreshnike. Uroj dhe shpresoj që nesër të gëzoni autoritet edhe nga malazezët e vërtetë dhe shqiptarët e asimiluar dhe të thonë: Hallal i qoftë po punon për popullin e vet dhe duhet respektuar. E kurrë mos të thonë: Hajt se po jep deklarata patriotike sa për vota se është i joni, ja kemi zënë bishtin me derë për hajni dhe ia mbyllim gojën kur të duam. Kërkoj ndjesë për këto fjalë në momentet kur të gjithë vetëm ju urojnë por e kaluara na ka sjellë shumë dëshpërim nga ata te të cilët kemi besuar se do të jenë përfaqësues të vërtetë të popullit nëpër të gjitha viset tjera shqiptare. Sinqerisht dhe me zemër edhe njëherë iu uroj fitoren”, ka shkruar Shkurte Fejza.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …