Brickos

Sot në Prekaz, po nderohet vepra dhe heroizmi i Kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, i të rënëve dhe çlirimtarëve të Kosovës

Sot është Dita e Dëshmorëve, do të bëhen homazhe dhe mbahet Akademi në shënimin e Epopesë së UÇK-së

Dita e dytë e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, sot bëhen homazhe dhe mbahet Akademi në shënimin e Epopesë së UÇK-së. Në të gjithë Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut. Ceremonia e homazheve fillon që në orët e mëngjesit me nderime tek varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari në Prekaz. Po ashtu nga ora 15:30 Kuvendi i Kosovës mbanë seancë për Epopenë e UÇK-së. Kurse në ora 18:00 mbahet Akademi kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në ditën e fundit të Epopesë së UÇK-së, mbahet Nata e zjarreve në Prekaz.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …