Malishevën shumë shpejt pritet ta vizitojnë udhëheqës të lartë politiko- ushtarak nga Zvicra

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, priti në takim Njësinë e LMT-së në Malishevë të përfaqësuar nga L.Sutter. Kryetari Begaj, shprehi gatishmërinë si gjithherë për takime të rregullta me Njësinë e LMT-së në Malishevë, si nga e kaluara por edhe tash, dhe ju ofroi bashkëpunim edhe në të ardhmen, për një shkëmbim temash të ndryshme me interes për qytetarët malishevas. Kurse përfaqësuesit nga Njësia e LMT-së në Malishevë, njoftuan Kryetarin Begaj me planin dhe objektivat që kanë dhe po punojnë për një të ardhme të afërme, që brenda këtij viti, Malishevën ta vizitojnë udhëheqës të lartë politiko-ushtarak të shtetit Zvicëran, me qëllim të njohjes, bashkëpunimit në shumë sfera të interesit të ndërsjellë. Në fund u pajtuan të fillojnë parapërgatitjet për këto vizita si nga komuna ashtu edhe nga Njësia e LMT-së.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …