Ana Tolaj: Babi iku andej në botën e pasosur, ndërsa neve këndej na e la buzëqeshjen e tij hyjnore!

Ana Tolaj: Babi iku andej në botën e pasosur, ndërsa neve këndej na e la buzëqeshjen e tij hyjnore!

(Atdhedashuria është në gjak e me gjak!)

Babi im Halim Tolaj është i biri i një atdhetari. Derë e pamposhtur e Tolajve ndër breza. Babë e gjysh i kishte luftëtar të mëdhenj e njërin prej tyre edhe të vrarë nga armiqtë e vendit. Për ta shkruhet nëpër shumë libra historike, ashtu siç shkruhet edhe për babin tim që ishte i pamposhtur në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër barbarisë serbe. Babi gjithmonë ishte në shërbim të atdheut, duke e dashur pamatshëm popullin e vetë, duke punuar e luftuar për të drejtat e tij, për dinjitetin e tij, për lirinë dhe pavarësinë e kombit. Kjo u dëshmua edhe në luftë, ku bashkë me shokët e tij të fëmijërisë u bënë bashkë dhe e nisen luftën kundër pushtuesit, duke ua prerë rrugën kryesore armiqve në magjistralen Deçan Gjakovë.

Skuadra e Halim Tolajt numëronte 7-8 ushtarë, të cilët luftuan e rezistuan kundër takeve serbe me ditë të tëra, derisa popullata po siguroheshin prej tyre, që mos të hynin serbet brenda fshatrave, ku portë hyrëse e kishin Prilepin e që po mbrohej nga babi dhe shokët e tij të fëmijërisë. Trimat e Gjakovës kishin dëgjuar për qëndresën e Halimit dhe erdhën e u mobilizuan nën komandën e babit në Prilep, që ta forconin edhe më shumë atë front edhe me djem tjerë të fshatrave përreth. Në asnjë mënyrë nuk lejuan që armiku ta pushtonte Kodrën e Lajthisë, pikën strategjike mbi Prilep. Në beteja të njëpasnjëshme, ballë për ballë me serbët u vranë disa ushtarë e ushtarakë të lartë serbë, për të cilët më vonë u fol edhe në Tribunalin e Hagës. Prilepi njihet si: toka e shqiponjave, ku rritën djemtë të gjatë si plepa e vajzat me aromë blini.

Ku ishte Halim Tolaj me ushtarët e vetë, armiku duhet të kthehej mbrapsht. Armatimin e siguronin nga Shqipëria me shumë mund e sakrifica.

Pas çlirimit të Kosovës babi vazhdoi edhe në UÇPMB dhe UÇK në Maqedoni, sepse e donte kombin e bashkuar në një shtet. Luftërat përfunduan dhe atij i mbeti pengë mosrealizimi i betimit të ushtarit të UÇK-së.

Në paqe refuzoi të rrinte me ata qe thirreshin në emër të luftës, për tu shpaguar, sepse shpagimi i kontributit të babit për luftën që bëri ishte vet liria e Kosovës. Dashuronte bjeshkët, lartësitë e Kosovës dhe thoshte se: Rrafshi i Dukagjinit duket shumë më i bukur nga malet përreth. – E kemi çliruar rrafshin e tash duhet t’i mbrojmë bjeshkët, thoshte me buzëqeshje. Si burrë fisnik, bujar e trim, i pa fjalë e shumë human, vazhdoi për vite me radhë të jetonte më shume si burrë i bjeshkëve të Nemuna sesa qe rrinte me ne, derisa një ditë u diagnostifikua me kancer dhe për 2 vite qëndroi po aq i fortë, i qetë e fisnik, derisa kreu misionin e tij të kësaj bote, duke na bërë krenar me veprat e tij!

Teksa, ne fëmijët e tij ishim mbledhur rreth shtratit të tij, ku do jepte frymën e fundit, buzëqeshja nuk ikte nga buzët. – Buzëqeshni jetës, buzëqeshni atdheut dhe luftoni e vdisni për të, kurdo që thërret nevoja, na tha!

Babi iku andej në botën e pasosur, ndërsa neve këndej na e la buzëqeshjen e tij hyjnore!

Sa herë shoh Kodrën e Lajthisë, shoh babin tim aty, duke i buzëqeshur lirisë!

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …